Minatorët e Bulqizës sërish në protestë, ngujohen në thellësi të minierës.

Nga Dinejda
Shkruar ne 23 Maj 2012 ora 11:31am

BULQIZE - 64 minatorë të Bulqizës u ngujuan sot në zonën D të minierës, dbhjetëra metra nën tokë, në shenjë proteste për mosfillimin e punës.

Minatorët kërkojnë rifillimin e menjëhershëm të punës së ndërprerë që prej 24 korrikut të vitit të kaluar dhe kërcënojnë se nuk do të dalin nga thellësitë e minierës, nëse nuk do të ketë një reagim kundrejt protestës së tyre.

Zona D e minierës së Bulqizës i është dhënë me koncesion një firme të huaj, të nënkontraktuar nga kompania ACR dhe me miratimin e Ministrisë së Ekonomisë.