Mirësia Është E Përcaktuar Me Gjene

Nga Dorjan
Shkruar ne 21 Pri 2012 ora 7:05pm

Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti Buffalo dhe Universiteti Irvine kanë zbuluar që mirësia, e cila definohet si ndjenja e përgjegjësisë shoqërore dhe e dashurisë, është e përcaktuar me gjene.

Hulumtimi është publikuar në revistën Psychological Science. Shkencëtarët kanë marrë mostra të pështymës nga 711 pjesëmarës të hulumtimit për të parë nëse kanë receptorë që prodhojnë gjene për oksitocinë dhe vazopresinë.

Ky nuk është hulumtimi i parë që ka gjetur komponentin gjenetik i cili është i lidhur me qëndrimin dhe sjelljen e virtytshme. Në vitin e kaluar shkencëtarët nga Universiteti në Edinburgh kanë publikuar rezultatet e hulumtimit i cili tregon që joegoizmi, veçanërisht për femrat është i përcaktuar gjen etikisht.

“Ne nuk themi që kemi gjetur gjenin për dashuri, por që kemi gjetur gjenin i cili jep kontribut”, ka shtuar prof. Poulin.
Kështu, nëse disa njerëz rreth jush ju duken zemërgjerë, të hapur dhe të interesuar për të ndihmuar, në pyetje mund të jetë gjeni me të cilin kanë lindur.