Mjeku turk bën një zbulim historik për dhëmbët

Nga Dorjan
Shkruar ne 10 Maj 2012 ora 2:48pm

LOUISVILLE – Doc.Dr. Mehmet Akif Eskan vërtetoi se sëmundjet kronike në indet e mishit të dhëmbëve dhe kockën e nofullës mund të kurohen me proteinën e emërtuar “Del-1”, që e prodhon vetë trupi. 

Doc.Dr. Mehmet Akif Eskan, wshtw pedagog në Universitetin Louisville, në shtetin Kentucky të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Studimi i doktorit turk u publikua në ballinën e revistës “Nature Immunology”.

Doktor Akif Eskan thotë se crregullimi në mishin e butë që rrethon indin e dhëmbëve dhe indet e kockës së fortë të nofullës shkakton humbjen e dhëmbëve në afërsisht 15% të të rriturve dhe është një gjendje kronike.

Sëmundjet e mishit të dhëmbëve shkaktojnë gjithashtu edhe lindje të parakohshme, çrregullime në rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe në zemër, shprehet Eskan dhe shton se të gjitha këto e shtynë atë para 2 vjet e gjysmë të fillonte punën për të bërë një studim për këtë çështje.

Doc.Dr. Mehmet Akif Eskan thotë se në fund të studimit arritën në përfundimin që sëmundjet e inflamacionit kronik mund të kurohen me proteinën me emrin “Del-1”, të cilën e prodhon vetë trupi i njeriut.

Ministria amerikane e Shëndetësisë i ka dhëne Eskan-it 2 milionë dollarë mbështetje financiare dhe sipas pohimeve të Dr.Eskan, parashikohet që ilaçi të nisë të përdoret nga pacientët brenda këtij viti.