Moti i keq, përmbytje në fshatrat e Krujës, 15 banesa rrethohen nga uji

Nga Dorjan
Shkruar ne 15 Pri 2012 ora 2:01pm

KRUJE - Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa fshatra të Krujës.

Më problematike gjendja paraqitet në fshatrat Bilaj, Murshin, Murkuç, Marzhe dhe Gramz, ku qindra hektarë tokë janë përmbytur dhe dhjetëra banesa janë rrethuar nga uji.

Përmbytjet janë shkaktuar si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Ishëm, ndërsa kanalet kulluese nuk janë funksionale.

Mësohet se pjesa më e madhe e tokave të përmbytura ishin mbjellë me grurë.