MOTRAT BINJAKE BËHEN VËLLEZËR

Nga Dorjan
Shkruar ne 28 Mar 2012 ora 6:19pm

Dy motra binjake të moshës 25-vjeçare, kanë vendosur që të kthehen në meshkuj, me anë të një operacioni. Binjaket janë të parat që bëjnë ndërhyrje kirurgjikale për të ndërruar gjini. Operacioni për kalimin e tyre në meshkuj është kryer në një spital ushtarak në Shangai, ndërsa është ende për t’u kryer faza e fundit. Vetëm pas përfundimit të kësaj faze, ato do të cilësohen zyrtarisht si meshkuj.