Mungesa e energjisë në Fushë Krujë, 1 mijë banorë në protestë

Nga Dinejda
Shkruar ne 06 Qer 2012 ora 11:37am

FUSHË KRUJË- Pas paralajmërimeve të disa ditëve më parë, banorët e Fushë Krujës, kanë protestuar për ndërprerjen e energjisë elektrike.

Mëngjesin e sotëm ata kanë bllokuar aksin nacional Fushë Krujë-Tiranë. Për më tepër se gjysmë orë rrugë ka qënë e pakalueshme për automjetet, duke shkaktuar më pas edhe trafik, edhe pse policia rrugore dhe ajo e rendit kanë qënë të pranishme.

Banorët kërkojnë furnizim me energji elektrike, me pretendimin se ndërprerjet nisën 2 javë më parë. Madje ata pretendojnë se u janë dëmtuar dhe pajisjet elektroshtepiake.