MUZEU I PAVARËSISË NË VLORË DREJT SHEMBJES

Nga Dorjan
Shkruar ne 09 Pri 2012 ora 6:25pm

Ballkoni i godinës ku u formua qeveria e pare shqiptare, sot Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, rrezikon te shembet për shkak te amortizimit. Ne prag te 100-vjetorit te pavarësisë, sipas drejtuesve, ky muze ka nevoje edhe për shume ndërhyrje te tjera, por fondi i premtuar nga Ministria, prej 3 milion lekesh, nuk është lëvruar ende. “Këtu do të futen kryesisht punimet për fasadën, punime specifike të drurit, që mendohet për restaurimin e ballkonit, shkallëve të drurit. Ne kemi kërkuar që ato të kthehen ashtu siç ishin, origjinale, njëkohësisht janë edhe punimet elektrike, për ndriçimin e fasadës, e punimet hidraulike, apo punime specifike të tjera. Sa i përket muzeut historik, pranë Sheshit të Flamurit, fasada është restauruar, por brenda mungojnë dhe stendat. Ne mungese te tyre, objektet muzeale janë vendosur në arka të vjetra, madje deri ne kova,” shprehet Agron Shehu, drejtor i Muzeut Kombëtar te Pavarësisë. “Muzeu historik dhe arkeologjik në Vlorë ende nuk është gati për të kremtuar këtë 100-vjetor. Ne kemi paraqitur edhe projekte të tjera për këtë 100 vjetor, edhe për promovimin e vlerave dhe resurseve që ka Vlora. Këtu nevojiten edhe 6 milionë lekë të reja për arredimin e brendshëm që i duhet godinës,” deklaron Skender Spahiu, drejtor i Muzeu Historik, Vlore. E ndërsa Vlora kërkon vëmendjen maksimale te qeverise për te qene kryeqendra e festimeve ne 100-vjetorin e pavarësisë, ne kryeqytet është e hapur gara për përzgjedhjen e monumentit te ri qe do te vendoset ne tirane. Nga 81 bocetet e paraqitura juria ndërkombëtare ka përzgjedhur fillimisht pese dhe pas sugjerimeve edhe te publikut do te caktohet fituesi.