MUZIKA ARBËRESHE PRITET TË MERRET NË MBROJTJE NGA UNESCO

Nga Dorjan
Shkruar ne 02 Apr 2012 ora 8:28pm

Muzika arbëreshe mund të merret në mbrotje nga UNESCO. Operacioni i gjatë dhe kompleks që ka çuar muzikën arbëreshe deri tek kandidatura është drejtuar nga shoqata “Rivista Kamastra”, e cila është prej shumë vitesh mjaft e angazhuar me pakicat gjuhësore në Molise, dhe e mbështetur nga nje rrjet partnerësh nga të dy anët e Adriatikut, që synon të mbajë gjallë lidhjet historike mes institucioneve dhe popujve.

Si nja katalizator i kulturës, projekti është drejtuar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Llesh Kola, dhe i është dorëzuar UNESCO-s nga ana e Rajonit të Molise. Dokumenti është firmosur nga një serë personalitetesh arbëresh dhe jo vetëm.

Midis personaliteteve të cilët kanë miratuar aplikimin dhe kanë nënshkruar dokumentin është edhe drejtori i Radio Televizionit Publik Shqiptar, Arkivit i Shtetit, Akademia e Arteve dhe ajo e Shkencave.