Ndahet nga jeta ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Topi shpreh ngushëllimet.

Nga Dinejda
Shkruar ne 10 Maj 2012 ora 12:05pm

TIRANË- Presidenti Bamir Topi, shprehu sot ngushëllimet për ndarjen në mënyrë të parakohshme nga jeta të ish-anëtares së Gjykatës së Lartë, Irma Bala (Hebovija).

“Largimi i parakohshëm nga kjo jetë i gjyqtares Irma Bala është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme jo vetëm për ju, familjen dhe të afërmit e saj, por edhe për trupën gjyqësore shqiptare në tërësi, e cila sot më shumë se kurrë ka nevojë për gjyqtarë të ndershëm dhe profesionistë, siç ishte Irma, të përkushtuar ndaj dhënies së drejtësisë, që u bëjnë ballë me dinjitet, integritet moral dhe profesional sfidave të mëdha me të cilat haset drejtësia”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Presidentit Topi. 

Kreu i shtetit shprehet se, “duke ju përcjellë ngushëllimet më të sinqerta, më lejoni të ndaj me ju dhimbjen në këtë momente të trishtuara si dhe të shpreh njëkohësisht edhe vlerësimin personal dhe institucional për përkushtimin njerëzor e profesional të njeriut tuaj të dashur ndaj detyrës së shenjtë të gjyqtarit”.