Ndërron jetë shpikësi i pultit

Nga Dinejda
Shkruar ne 23 Maj 2012 ora 5:47pm

SHBA- Vdes Eugjen Polli, nish-inxhinier i Zenith Electronics që shpiku pultin e parë televiziv.

Një zëdhënës i kompanisë tha të martën se Polli vdiq nga shkaqet natyrore më 20 maj në periferi të Çikagos, në moshën 96-vjeçare, raporton Europa e Lirë.

Polli shpiku pultin Flash-Matic në vitin 1955, duke përdorur rreze drite. Pajisja u pasua nga pulti ultrasonik, dhe pastaj në vitin 1980 u zbuluan ata me rreze infra të kuqe që përdoren edhe tani. 

Polli filloi karrierën e tij si inxhinier në vitin 1935 dhe ka marrë 18 patenta amerikane. Ai dhe shoku i tij inxhinieri Robert Adler janë nderuar me çmime nga Emmy Awards për kontributin e tyre në televizion.