Ndeshja Shqipëri-Gjermani e 1968, në historinë e çudive.

Nga Dinejda
Shkruar ne 27 Apr 2012 ora 7:03pm

TIRANE – Ndeshja mes Shqipërisë Gjermanisë, e vlefshme për eliminatoret e kampionatit europian 1968, ka hyrë në histori si një nga çuditë më të mëdha të futbollit.

Në një listë të përgatitur nga “Bleacher Report”, barazimi 0-0 në Tiranë, që la jashtë Europianit nënkampionët e atëhershëm të botës, renditet krahas çudive si eliminimi i Barcelonës nga Çelsi këtë të martë, fitorja e Kupës së Anglisë nga Sandërlendi në vitin 1973, duke mundur Lidsin e famshëm, fitorja e Liverpulit kundër Milanit në finalen e e Champions të vitit 2005 apo triumfi i Mançesterit ndaj Bajernit në minutat shtesë të finales së Champions në 1999-tën.

“Gjermanët shkuan me mendjemadhësi në Shqipëri, por gabuan, pasi barazimi 0-0 i la ata jashtë”, shkruan “Bleacher”.