Ndiheni te lodhur? Ja si te clodheni.

Nga Dinejda
Shkruar ne 22 Pri 2012 ora 1:50pm

Pothuajse të gjithë ankohemi se ndihemi të lodhur, sidomos gjatë ditëve të para të pranverës. Në mëngjes mezi ngrihemi nga shtrati, gjatë ditës nuk kemi dëshirë të bëjmë asgjë. A jeni prekur dhe ju nga këto shenja të lodhjes pranverore? Çfarë duhet të bëni nëse ndiheni të lodhur? Ju duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj ushqyerjes, sportit dhe gjumit nëse dëshironi të luftoni lodhjen dhe të shtoni energjitë sipas një lajmi në revistën “Forbes”. Ja se si i shpjegon rrugët e minimizimit të lodhjes Eva Cwynar, autore e librit “The Fatigue Solution: Increase Your Energy In Eight Easy Steps”:

Konsumoni ushqim çdo 3-4 orë: në vend të tre vakteve kryesore në ditë mund të ushqeheni çdo 3-4 orë . Frutat, lajthitë, kikirikët apo djathi i fshatit do të parandalojnë rënien e sheqerit në gjak dhe do t’ju ndihmojnë të qëndroni gjithnjë energjikë.

Merrni protenina: duke pohuar se marrja e proteinave të bollshme është e nevojshme për të luftuar lodhjen, Cwynar sugjeron konsumimin e vezës apo drithërave me proteina në mëngjes. Nëse konsumoni vetëm karbohidrate, atëherë do të lodheni shumë shpejt pa mbaruar akoma dita.

Pastroni toksinat e stomakut: niveli juaj i energjisë lidhet me shëndetin e sistemit imunitar. Nëse ndiheni vazhdimisht të fryrë dhe të lodhur atëherë stomaku juaj ka nevojë të marrë një formë të re. Këshillohet pirja e 8 gotave ujë në ditë, qëndrimi larg ëlmbëlsuseve artificialë, konsumimi i ushqimeve të pasura me fibra dhe pakësimi i kafeve të konsumuara brenda ditës.

Ushtrimet: ushtrimet janë të domosdoshme dhe të rëndësishme për ngritjen e nivelit të energjisë. Krahas kësaj një gjumë cilësor do t’ju ndihmojë të qëndroni të shëndetshëm gjatë gjithë ditës. Por, mos zhvilloni aktivitet sportiv pas orës 16.00. Koha më e mirë për ushtrime është mëngjesi. Nëse bëni ushtrime në këtë kohë do të ndiheni më vitalë.

Kujdes gjumin: ju do të bëni një gjumë të mirë nëse e mbani dhomën e gjumit pastër dhe ruani higjienën. Mos vendosni televizor në dhomën e gjumit dhe mos e mbani lart temperaturën e dhomës. Flini dhe ngrihuni nga gjumi në orare të caktuara. Nëse keni probleme me gjumin dhe nuk flini menjëherë atëherë ngrihuni nga shtrati dhe shëtisni pak derisa t’ju vijë gjumi.

Kontrolloni tiroidet: megjithëse miliona persona vuajnë nga tiroidja vetëm gjysma prej tyre janë të diagnostikuar. Cwynar pohon se hormoni i tiroides ndikon në depresion, humbjen e përqendrimit, lodhjen e tepërt, shfaqjen e maktheve.

Kujdes hormonet: hormonet mund të ndikojnë ndjeshëm tek lodhja dhe për këtë gjenden kura natyrale. Hani më shumë fruta dhe zarzavate, produktet e pasura me fibra dhe karbohidrate të përziera, qëndroni larg kripës dhe kafesë e bëni më shumë ushtrime.

Mund të bëni analizat: nëse ndiheni vazhdimisht të lodhur atëherë mund të bëni disa analiza për të mësuar shkakun e lodhjes. Mund të bëni teste të lergjisë, adrenalines, gjakut e të tjerë për të mësuar nëse keni apo jo ndonjë problem shëndetësor.