NDRYSHON ORA, TË DIELËN AKREPAT SHKOJNË 60 MINUTA PARA

Nga Dorjan
Shkruar ne 23 Mar 2012 ora 4:17pm

Një lajm jo i mirë për ata që adhurojnë gjumin e mëngjesit. E diela çon përpara akrepat e orës me 60 minuta. Pra do të flemë një orë më pak e do të kemi një orë dritë më shumë. Organizmi ynë reagon me çrregullime të gjumit, lodhje dhe stres gjatë ditëve të para, por më pas rikthehet në ritmin e zakonshëm gjumë-zgjim.

 

Por si lindi ideja e ndryshimit të orës?

I pari që e hodhi këtë hipotezë ishte Benjamin Franklin. Ai propozoi adoptimin e një orari të ri që ndiqte dritën e diellit, një mënyrë e leverdisshme për të kursyer energjinë. Në vitin 1916, Dhoma e Deputetëve në Angli i hapi dritën jeshile projektit British Summer Time, i cili parashikonte spostimin e akrepave një orë përpara gjatë verës.