NË 2050, 400 MILIONË TË MOSHUAR MBI 80 VJEÇ

Nga Dorjan
Shkruar ne 09 Apr 2012 ora 9:27pm

Brenda vitit 2050, në botë do të ketë të paktën 400 milionë të moshuar mbi 80 vjeç. 80 për qind e tyre do të jetojnë në vendet me standarde të ulëta dhe mesatare të jetesës (100 milionë në Kinë).

Shifrat vijnë nga një raport i OMS në Ditën Botërore të Shëndetit.

Aspekti pozitiv ka të bëjë me faktin se ecja përpara e mjekësisë ka rritur dukshëm jetëgjatësinë në botë krahasuar me 60 vjet më parë. Në vitin 1950, të moshuarit mbi 80 vjeç ishin 14 milionë.

Por ajo çka theksohet si domosdoshmëri në raport është zhvillimi i strukturave e qendrave të asistencës sidomos në vendet me të ardhura të ulëta e të mesme.