Në Brazil lind foshnja vetëm 27cm

Nga Dorjan
Shkruar ne 07 Maj 2012 ora 7:44pm

Kjo bebe që tanimë quhet Carolina Terzis mbijetoi në një mënyrë të jashtëzakonshme pasi lindi katër muaj përpara kohës së parashikuar. Kjo bebe rezulton të jetë më e vogla në Brazil që ka arritur të mbijetojë ndërsa është vetëm 27 centimetra i gjatë.

Nëna e saj 32 vjeçare Alexandra lindi në nëntor fëmijën dhe vetëm tanimë ju bë e mundur që ta nxirrte nga spitali për ta dërguar në shtëpi. Vajza Carolina shpëtoi me ndihmën e doktorëve në spitalin Vila Da Serra në afërsi të Nova Limas në shtetin e Minas Gerais.