Në Samoa është krim të harrosh ditëlindjen e gruas.

Nga Dinejda
Shkruar ne 27 Pri 2012 ora 6:51pm

Është mirë që kur të udhëtoni në ndonjë vend, paraprakisht të shikoni ligjet e tij, në mënyrë që të mos përfundoni në burg për ndonjë veprim që në vendet tjera konsiderohet legal.

Më poshtë ju sjellim disa ligje interesante:

Angli – Në stacionin hekurudhor në Warrington është e ndaluar puthja gjatë pritjes së trenit.

Australi – Fëmijët e kanë të ndaluar të blejnë, cigare, kondomë dhe alkool, ndërsa nuk e kanë të ndaluar t’i përdorin ato.

Danimarkë – Obligoheni që para se ta ndizni automjetin të shikoni mos ndonjë fëmijë është duke fjetur nën të.

Finlandë – Gjobat në rast të thyerjes së rregullave të komunikacionit llogariten në bazë të të ardhurave të personit që dënohet.

Francë – Derrat nuk guxojnë të kenë emrin Napoleon.

Itali – Në Milano lejohet qeshja në çfarëdo rasti, pos në funerale dhe gjatë vizitave në spital.

Izrael – Ditën e shtunë është e ndaluar kruarja e hundës.

Kanada – Në British Columbia, muzikantët rrugorë e kanë të ndaluar që t’u japin fëmijëve balona në formë kafshësh.

Portugali – Ndalohet urinimi në oqean.

Rusi – Ndalohet larja e dhëmbëve më shumë se dy herë në ditë.

Samoa – Është krim të harrosh ditëlindjen e gruas.

Singapor – Përtypja e çamçakëzëve është e ndaluar që nga viti 1992.

Skoci – I dehuri e ka të ndaluar të tërheqë lopën.

Tajlandë – Tallja me monarkinë të dërgon në burg, qofsh vendas ose i huaj. Po ashtu, në këtë vend ndalohet dalja nga shtëpia pa veshje të brendshme.

Zelandë e Re – Nëse dikush zbulon uranium, obligohet që në mënyrë të shkruar ta njoftojë qeverinë në afat prej tre muajsh.