Në selinë e Kodak, zbulohet një reaktor bërthamor.

Nga Dinejda
Shkruar ne 17 Maj 2012 ora 5:39pm

NEW YORK- Gjendet një reaktor bërthamor i fshehur në bodrumin e selinë qendrore të Kodak në shtetin e New Yorkut. Ky rektor ka mbetur në këtë ndërtesë që prej vitit 1974 deri në nëntor 2007.

Reaktori ishte vendosur në një dhomë me mure 60 cm të trasha, e fshehur në bodrumin e ndërtesës 82 të selisë Kodak.

Specialistët që e gjetën tregojnë se reaktori ishte shumë i vogël dhe nuk kishte asnjë rrezik shpërthimi. Reaktori sipas tyre, përmbante rreth një kilogram e gjysmë uranium të pasuruar.

Nga anë tjetër drejtuesit e Kodak janë shprehur se nuk kanë dashur kurrë të fshehin ekzistencën e reaktorit, megjithëse mbetet ende mister se pse kësaj kompanie i duhej ky reaktor.