Në shitje vend parkimi 1 milion dollarë

Nga Dinejda
Shkruar ne 23 Maj 2012 ora 6:36pm

Në New York hedhet në shitje një vend parkimi me vlerë një milion dollarë.

Parkingu, gjendet në një garazh në Manhatan dhe kostoja është gjashtë herë më e lartë se një shtëpi familjare në Shtetet e Bashkuara.

Garazhi është 7 metra e gjatë, 3.6 metra e gjerë me lartësi 4.5 metra, çka blerësi ka mundësi të instalojë një ashensor kështu që ai mund të parkojë dy makina njëkohësisht.

Besohet se blerësi i garazhit do të jetë një prerj gjashtë banorëve të kompleksit luksoz të ndërtuar mbi garazh.

Garazhe që janë të vendosura poshtë apartamenteve janë të vlerësuara shumë në Manhatan, sepse vend parkimet vështirë gjenden dhe janë të shtrenjta, shkruan The New York Post.

“Ky vend është për ata që preferojnë intimitetin. Ajo mund të jetë një biznesmen apo një njeri i famshëm”, thekson Dolly Lenz nga  agjencia për pasuri të paluajtshme.