NË SHQIPËRI NUMËROHEN 14 564 ROMË

Nga Dorjan
Shkruar ne 17 Pri 2012 ora 4:37pm

Për herë të parë në Shqipëri ka një fotografim të plotë të situatës demografike dhe social ekonomike të komunitetit rom. Studimi është realizuar nga Ministra e Punës dhe UNICEF.

Ky studim jep informacion rreth karakteristikave demografike të romëve në Shqipëri, shpërndarjes gjeografike të tyre, aksesit ndaj arsimit, gjendjes shëndetësore të fëmijëve, aksesit në mbrojtjen sociale, etj.

Sipas këtij studimi në Shqipëri numërohen rreth 14 564 romë që jetojnë në të gjithë vendin. Në bazë të dhënave të siguruara nga anketimi vitet e para të tranzicionit pas-socialist, 17.2% e romëve ndryshuan vendbanimin, ku, 30.3% e tyre kanë migruar në Tiranë ( mbi 3 mijë), Fier ( 2 300). Elbasan ( mbi 1 mijë) Shkodër, Milot, Kukës, Peshkopi, Kavajë, Sarandë, Gjirokastër, Përmet, Himarë, etj. Qytetet me më pak romë janë Librazhdi me vetë një të tillë dhe Kolonja me 7 banorë romë.