Nesër Dita e Europës, vrap dhe çiklizëm në kryeqytet

Nga Dorjan
Shkruar ne 08 Maj 2012 ora 9:44pm

IRANË- Nesër, në Ditën e Europës, do të zhvillohet në kryeqytet aktiviteti “Vrapi drejt Europës”, ku pritet të marrin pjesë qytetarë të shumtë, intelektualë, politikanë, sportistë e përfaqësues të trupit diplomatik.

Gjatë një konference për shtyp paraditen e sotme, në Qendrën e Informimit të BE-së në Tiranë, Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Seqiu prezantoi aktivitetin që do të zhvillohet nesër në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza”. 
“Integrimi në BE nuk do të thotë vetëm diskutim politikë, por edhe gjëra që kanë të bëjnë me diskutimet tona për jetën e përditshme, me të jetuarin në mënyrë të shëndetshme, me përgatitjen e një ambjenti të pastër”, tha Sequi duke shtuar se shpreson në një përfshirje të madhe të qytetarëve të Tiranës.

Sipas Ettore Seqiu, dita e nesërme promovon mbrojtjen e ambjentit dhe të jetuarin në mënyrë të shëndetshme, në kudër të të cilës do të zhvillohet vrap dhe çilizëm.
“Jam krenar që në garë bashke me mua do të jetë dhe Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, Bashkia e Tiranës, kolegë të mi ambasadorë, intelektualë, atletë, sportistë”, tha Sequi.

E pranishme në konferencë, Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu shprehu besimin që nesër në vrap të ketë sa më shumë njerëz si një symbol i suksesshëm i rrugës tonë drejt Europës. “Shpresoj që në këtë simbolikë të nesërme të përqafojmë dhe të përcjellim një mesazh se kjo rrugë drejt Europës është një rrugë e cila ka nevojë për shpejtësi, ndoshta jo aq për vrap, por për shpejtësi dhe për cilësi. Ka nevojë për përgatitje”, tha Bregu.

Në aktivitet nesër do të marrin pjesë edhe punonjësit e administratës së Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha do të jetë pjesë e ecjes me biçikletë.

Nën.kryetarja e Bashkise, Jorida Tabaku tha se asnjëherë aspiratat shqiptarëve nuk janë zbehur në rrugën drejt BE-së.
“Tirana 22 vjet më parë ishte vendi ku nisi rrugëtimi shqiptar drejt Europës dhe më vjen mirë që nesër do të jetë bulevardi rruga ku do të zhvillohet kjo minimaratonë në rrugën drejt Europës”, tha Tabaku.

“Vrapi drejt Europës”, që do të zhvillohet paraditen e nesërme në kryeqytet është aktiviteti i rradhës që Qendrën e Informimit të BE-së në Tiranë zhvillon në kuadër të “Muajit të Europës”.
9 maji festohet në forma të ndryshme në shumicën e shteteve anëtare të Bashkimit Europian, por jo vetëm. Për shkak të natyrës politike të ditës, ajo shihet si përpjekje për mësimin e njerëzve rreth Bashkimit Evropian dhe për të folur e diskutuar rreth tij dhe kryesisht në mbështetje të integrimit europian.