Nga Arkëtar Në Guvernator Dhe Më Pas Në Qelinë E Burgut

Nga Dorjan
Shkruar ne 17 Apr 2012 ora 5:06pm

Një ish- arkëtar në Britani, që u bë guvernator në një shtet të pasur me naftë në Nigeri është pjesë e një skeme abuzime që u ka kushtuar plot 157 milion sterlina disa prej njerëzve më të varfër në planet.

James Ibori personalisht futi në xhep 50 milion sterlina, të cilat i shpenzoi në jetë luksoze, përfshi këtu edhe blerjen e një avioni personal.

Ibori, 49 vjeç, ish- guvernatori i shtetit Delta në Nigeri dhe me aspirata presidenciale, vodhi fondet publike për të bërë një jetë luksoze.

Ai bleu disa shtëpi luksoze, një avion privat për 12.6 milion sterlina, kishte një flotë me makina dhekishte dërguar fëmijët në shkollat më të mira në Angli.

Tani ai ka dalë përpara një gjykate në këtë vend, pasi akuzohet për pastrim parash.

Policia ka marrë masa për të kontrolluar një turmë me mbështetësit e tij. Një nga prokurorët tha se ai u rrëzua në dysheme nga protestuesit që tentuan të sulmojnë gjykatën.