NGA PRIFT, KTHEHET NË SHITËS TË LODRAVE SEKSUALE

Nga Dorjan
Shkruar ne 24 Pri 2012 ora 2:25pm

Marc Angenent ka befasuar të gjithë, teksa nga prift, tashmë është kthyer në një shitës lodrash seksuale. Holandezi ka krijuar një faqe online interneti, në të cilën shet vibratorë, kondomë dhe sende të tjera.

Marc ka shërbyer për 23 vjet si prift dhe në mënyrë të papritur vendosi që të tërhiqej, duke nisur një biznes që pak kush e besonte. Ai thotë se është i shqetësuar për jetën seksuale të besimtarëve të krishterë, pasi ndërsa kishte pyetur, shumë prej tyre gjatë kohës sa ishte prift, kishte marrë përgjigje negative. Për këtë arsye, Marc thotë se ka vendosur që t’u vijë në ndihmë atyre, tashmë jo më si prift, po për të përmirësuar jetën seksuale.