NGRITËN NJË FAQE PËR SHKËMBIMIN E GRAVE, ARRESTOHET ÇIFTI

Nga Dorjan
Shkruar ne 26 Mar 2012 ora 3:33pm

Një çift në Egjipt është arrestuar pasi kishte hapur në Facebook një faqe për shkëmbimin e grave. Policia kishte dërguar një burrë e një grua si të interesuar për diçka të tillë për të zbuluar çiftin.

Oficerët e policisë zbuluan se kishte me dhjetëra çifte që ishin regjistruar për diçka të tillë. Në Egjipt seksi jashtëmartesor është i ndaluar.

Çifti i arrestuar kishte pesë vite martuar dhe kishin një vajzë 4 vjeç. Ai punonte si llogaritar, kurse ajo infermiere.

Sipas autoriteteve, burri e kishte kopjuar idenë nga një faqe e ngjashme në Katar. Ai ia sugjeroi të shoqes dhe ajo e mirëpriti idenë.