Nipi i Enver Hoxhës dëshmon në gjyqin Rezarta-Rozana

Nga Dorjan
Shkruar ne 16 Mar 2012 ora 10:18pm

Ermal Hoxha, i dashuri i këngëtares Rezarta Shkurta, është paraqitur ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës, pas kërkesës së bërë nga gjykata për sjelljen me forcë të tij për të dëshmuar.

Mësohet se Hoxha ka shkuar me vullnetin e tij, duke shmangur në këtë mënyrë angazhimin e efektivëve të policisë. Ndërkaq, i dashuri i Shkurtës, e cila është e pandehur për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje” ndaj këngëtares tjetër Rozana Radi, ka deklaruar se: “Para rreth një viti, bashkëshortja ime, Rezarta Shkurta, ka pasur një konflikt me shtetasen Rozana Radi (unë Rozanën e njoh që prej rreth 15 vitesh)”, ky konflikt ka ndodhur në një emision të quajtur “VIP Shpia”, që zhvillohej në Kosovë nga Televizioni 21, mesa mbaj mend (konflikte të vogla kanë pasur edhe më parë këto shtetase), raporton Balkanweb.

Konflikti në këtë emision të drejtpërdrejtë ka lindur për gjëra kuzhine (në të gatuar)”, ka deklaruar Hoxha përpara Gjykatës.