Nis pastrimi i botës, Shqipëria më 9 maj 2012

Nga Dorjan
Shkruar ne 23 Mar 2012 ora 9:58pm

TIRANE- Nisma për një botë me të pastër, ku bën pjesë edhe Shqipëria, nis nesër aksionin e madh, fillimisht në Slloveni dhe në Portugali. Në Shqipëri nisma ka ardhur nëpërmjet projektit “Ta Pastrojme Shqiperine ne nje dite 2012!”, me iniciator dhe organizator Green Line Albania. Projekti ka mbledhur rreth vetes shumë vullnetarë, dhe pritet të finalizohet më 9 maj 2012.

Fillimi i projektit të madh, që prek më shumë se 80 vende të botës u lançua sot nëpërmjet një konference për shtyp, ku u theksua se projekti synon angazhimin e një pjesë të madhe të shoqërisë në pastrimin e mbetjeve.

Sllovenia dhe Portugalia angazhohen për herë të dytë në këtë projekt, pas të parit në vitin 2010 ku kanë marrë pjesë rreth 100.000 vullnetarë.

Nisma synon gjithashtu të angazhojë më fort udhëheqësit politikë qëndrorë dhe lokalë që të gjejnë zgjidhje më të qëndrueshme për sistemimin e mbetjeve në vendet respektive.

Të rinjtë e Green Line Albania që janë organizatorët e projektit “Ta Pastrojme Shqiperine ne nje dite 2012!” presin një pjesëmarrje të madhe të shqiptarëve në 9 maj, ndërsa po vazhdon puna për regjistrimin  vullnetarëve dhe konfigurimin e hartës së të gjitha vendgrumbullimeve të mbetjeve në të gjithë Shqipërinë.

Projekti do të realizohet edhe ne Kosove me 24 maj 2012.