Nisma e re kundër dhunës në familje, koordinim i veprimeve të institucioneve

Nga Dinejda
Shkruar ne 28 Maj 2012 ora 6:18pm

TIRANË- Shifrat alarmante të dhunës në familje, ku vetëm, për vitin 2011 numërohen 2181 raste kanë detyruar institucionet shtetërore të koordinojnë veprimet e tyre për të arritur një reagim të përbashkët. Nisma e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës, Ministria e Punës dhe PUND-i dhe që përfshin institucione si policinë, qendrat spitalore, shoqatat etj, parashikon nënshkrimin e një marrëveshje dhe më pas, ngritjen e strukturave dhe ndërmarrjen e hapave konkretë.

Nga të dhënat e Ministrisë së Punës rezulton se gjatë vitit 2011 janë vlerësuar 2181 raste të dhunës në familje, ku vetëm, në tiranë numërohen 696 raste të tilla. Ndërkohë, që për tre muajt e parë të këtij viti, të dhënat tregojnë për 470 raste të tjera, gjë që e bën këtë problem shumë shqetësues për shoqërinë shqiptare.