NJË FSHAT NË SHITJE ME KËSHTJELLËN DHE 70 SHTËPI

Nga Dorjan
Shkruar ne 04 Maj 2012 ora 2:02pm

Thonë se shtëpia është kështjella e çdo burri. Por tani mund të ktheni ëndrrën në realitet duke blerë një fshat të tërë, gjithmonë nëse keni 1.75 milion sterlina.

Pronari i ri madje do marrë edhe titullin lord, pasi është i përfshirë në çmim.

Fshati ndodhet në Britaninë e Madhe dhe përfshin 70 shtëpi, një kështjellë të shekullit 14-të dhe një godinë publike me një dhomë balloje. Po ashtu keni të miratuar edhe lejen e ndërtimit për një park pushimesh.

Madje, ka thashetheme se aty është i varrosur një thesar, diku në këtë pronë.

Pronari Lee Simpson jeton aty që kur ishte nëntë vjeç. Prindërit e tij e blenë fshatin në vitin 1955 për vetëm 2 mijë sterlina.