Një Gjarpër Gjigant Rritet Në Barkun E Një Gruaje.

Nga Dinejda
Shkruar ne 29 Mar 2012 ora 2:23pm

Pakistan, 31 korrik, – Një grua ka kërkuar ndihmë tek autoritetet shëndetësore pakistaneze që t’i nënshtrohet një operacioni për të hequr një gjarpër të madh që është duke u rritur në barkun e saj.

Sipas shtypit pakistanez 50-vjeçarja Rasheedan Bibi nga Saggar, në veri të Lahore, aksidentalisht rastësisht disa muaj më parë, ka gëlltitur një gjarpër të vogël që ishte në një shtambë me ujë të pijshëm.

Pas disa javësh ajo ka filluar të shtojë peshë dhe të dukej si shtatzënë. Barku ka vazhduar të rritet edhe më shumë. Pas shtatë muajsh të ënjtjes së barkut Rasheedan përfundimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është dërguar në spital.

Personeli i spitalit, ka përdorur ultratingujt për të parë se çfarë rritej brenda barkut të gruas. Ata kanë vënë re një gjarpër gjigant. Rasheedan, e cila vjen nga një rajon rural shumë i varfër, nuk mund të paguajë trajtimin mjekësor.