NJË MREKULLI E PARKUAR NË MES TË PARISIT

Nga Dorjan
Shkruar ne 20 Pri 2012 ora 7:32pm

Duhet të kesh nerva çeliku të ngasësh një makinë që kushton 2.5 milion dollarë në rrugët e ngushta të Parisit. Le më kur bëhet fjalë për një makinë porcelani. Pronari super i pasur i makinës Bugatti Veyron L’Or Blanc (Ari i Bardhë) duhet të ketë marrë frymë i çliruar kur parkoi makinën e tij përpara hotelit.

Makina unike, e krijuar në bashkëpunim me një firmë që bën filxhanë çaji, nuk ishte parë në Europë.

Lajmi se do vinte në Paris ka bërë që aty të dynden fotografë, të njohur me emrin ‘car- paparazzi’, nga e gjithë Europa. Por edhe fansa të makinave. Një londinez tha se kishte udhëtuar për këtë qëllim në Francë. 15 fotografë ishin aty kur makina arriti.