Një në 200 fëmijë lind me Sindromën Down

Nga Dorjan
Shkruar ne 21 Mar 2012 ora 4:15pm

Një në 200 fëmijë kanë lindur me Sindromën Down. Specialistët shprehen se kohët e fundit është vërejtur një rritje e numrit të personave që lindin me këtë sëmundje. Organizata të ndryshme në mbarë vendin në ditën ndërkombëtare të Sindromës Down kanë apeluar kundrejt shoqërisë nëpërmjet një marshimi ku ishin edhe fëmijët me këtë sindromë. Punonjësit e qendrave sociale ndërkaq shprehen se ata trajtojnë jo vetëm fëmijët, por edhe prindërit e tyre. “Vështirësia është që ata kërkojnë një punë më tepër dhe për të folur pastaj sa e vështirë është për një person me sindromën Down, them se sindromi vetë i shkakton atyre një prapambetje mendore. Kjo varion nga e moderuar në të rëndë, në varësi të problemeve që fëmija ka,varion dhe vështirësia ose dhe puna më e madhe që duhet të bësh me ata. Punohet njëkohësisht me familjen dhe fëmijën”, u shpreh Jorida Cane, Punonjëse sociale, qëndra “Ndihmoni jetën”. Një kromozom më tepër bën që personat me Sindromën Down të shihen ndryshe nga të tjerët, por ata jetojnë si gjithë të tjerët, ndërsa rehabilitohen në qendra të ndryshme sociale. Vitet e fundit specialistët kanë vënë një rritje të numrit të fëmijëve Down; një në 200 të lindur ka këtë sindromë.