NJE QYTETARE SULMON BASHEN PARA BASHKISE

Nga Dorjan
Shkruar ne 11 Apr 2012 ora 3:55pm

Një incident ka ndodhur paraditen e sotme pranë Bashkisë së Tiranës. Në momentin që kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, ka qenë duke zbritur nga makina e tij për të hyrë në ambientet e brendshme të bashkisë,  një zonjë i është afruar me disa shkresa në duar, dhe sipas burimeve kërkonte të sqaronte me kryetarin e bashkisë disa pretendime që kishte në lidhje me një çështje  pronësie.

Sipas të dhënave paraprake, per gazeten Shqip, bëhej fjalë për një ndërtim, i cili mesa duket ishte pa leje dhe ishte dhënë urdhër për t’u shembur nga ana e policisë bashkiake.

Mesa duket, paqartësitë e saj lidhur me këtë çështje, ka dashur t’i zgjidhë duke u përballur direkt me kryetarin Basha. Por në momentin që ka dashur t’i afrohet kryetarit të bashkisë është rrethuar nga policët bashkiakë, të cilët kanë tentuar ta largojnë gjë që e ka tensionuar dhe e ka bërë më tepër agresive situatën, pasi gruaja e ka tërhequr nga xhaketa Bashën dhe ka tentuar të kapet pas tij. Menjëherë kanë ndërhyrë policët bashkiakë të cilët e kanë tërhequr edhe gruan në ambiente e bashkisë, nga ku më pas është nxjerrë po me forcë jashtë ambienteve të saj.