Nje shtatezani e gjate vetem…. 90 sekonda (video)

Nga Dinejda
Shkruar ne 12 Mar 2012 ora 6:54pm

Barku qe fillon rritjen, më pas i rrumbullakosur dhe si përfundim lindja e fëmijës. Një çift prindërish të ri ka vendosur të filmojë çdo moment të pritjes së tyre të madhe, duke e përmbledhur më tej gjithçka në një video, që është publikuar në web.

Filmimi, i shikueshëm në YouTube dhe i realizuar përmes një montazhi tepër të përpiktë pas një pune prej 9 muajsh, shfaq trupin e nënës, që është kapur me profil, paralelisht me ndryshimet e dukshme javë pas jave. Imazhet nisin me puthjen e të atit në barkun e partneres së tij dhe mbyllin, siç mund të pritej, me përqafimin e bebes së sapolindur.