NUK HAPET PORTA E TRAGETIT, BLLOKOHEN PASAGJERËT

Nga Dorjan
Shkruar ne 15 Pri 2012 ora 2:05pm

 

DURRES- Pasagjerët e një trageti të mbërritur në portin e Durrësit që në orën 08:30 të mëngjësit të sotëm kanë mbetur të bllokuar prej thuajse 5 orësh.

Nga të dhënat e Kapitenerisë mësohet se trageti ka patur probleme me portën kryesore, gjë që ka bërë që pasagjerët të mos kenë mundësi të dalin prej andej.

Mësohet se autoritetet portale janë duke gjetur mënyra të tjera për të zbritur nga trageti pasagjerët.