Ofertë pune, 2 200 euro për të mos bërë asgjë

Nga Dorjan
Shkruar ne 11 Qer 2012 ora 5:15pm

Një ofertë e çuditshme për punë : duhet të rrish pa bërë asgjë për 30 ditë me radhë dhe pagesa për këtë është plot 2 200 euro.

Kandidati përtac duhet thjesht të rrijë ulur në kopsht e të shohë një makineri-robot teksa pret barin në mënyrë automatike.

I vetmi kusht: personi duhet të jetë njohës dhe përdorues i mirë i rrjeteve sociale në internet.

Oferta bujare vjen nga firma e njohur e pajisjeve elektronike të punës, “Husqvarna”, në kuadër të një projekti promovues në Itali të një prerëse bari automatike.

Me synimin për ta përhapur produktin e vet në “Facebook”, kompania suedeze ofron 2 200 euro për 30 ditë për dikë që duhet thjesht të rrijë ulur në kopsht e të shohë barprerësen që  bën gjithçka vetë sipas programimit.

Fizikisht nuk duhet të bëjë asgjë, përveçse çdo ditë duhet të gjejë mënyra të reja e të veçanta për ta reklamuar në “Facebook punën e robotit. Faqja ka më tepër se 3 500 fansa dhe është mjaft aktive, bëjnë të ditur nga kompania.