Oops Genta e BB5,…dy te dashur njekohesisht !!!

Nga Dorjan
Shkruar ne 18 Mar 2012 ora 4:12pm

Ka pasur vetem nje lidhje te rendesishme ne jeten e saj, per te cilen ka pohuar se preferon te mos flase shume pas zhgenjimit qe ka pesuar. Gentiana Gjalpi, banorja 22- vjeçare nga fshati Baban i Devollit, ne rrefimet e saj per veten ne ‘Big Brother 5″ ka permendur emrin e Rubensit, si ish-i dashuri i saj nga Korça. 24-vjeçari, student i Informatikes, rrefen 5 vitet e lidhjes me Genten, çfare fshihet pas naivitetit te saj, dhe si u ndje kur u perball me faktin se ajo mund te kete pasur lidhje paralele me nje tjeter djale nga Tirana.
Rubens, ti je djali qe Gentiana te ka permendur si personi qe ka pasur lidhjen serioze te jetes se saj, por qe ka mbetur e zhgenjyer. Pse mund te jete zhgenjyer?
Po, eshte e vertete qe une dhe Gentiana kemi qene bashke per 5 vite e gjysme. Kemi qene shoke gjimnazi ne Bilisht dhe te lidhur deri ne momentin kur ajo hyri ne “Big Brother”. Mendoj se mund te jete zhgenjyer ngaqe kerkonte lidhje serioze me mua, gje qe per te cilen une nuk kam qene dakord.
Pse nuk ke qene dakord, ku qendronte problemi?
Problemi qendronte te fakti se nje lidhje e zyrtarizuar do te thote pergjegjesi, dhe mua nuk me pelqejne pergjegjesite. Plus dhe faktin qe Gentiana nuk ka qene as vete e vendosur se perse e kerkonte fejesen me mua, e deshironte se me donte mua dhe donte te ishte me mua, apo thjesht per inat ndaj shoqerise se saj?!  Shoqet e saj po fejoheshin dhe ajo gjithmone me thoshte: “shiko, po fejohet gjithe shoqeria ime”. Por mbi te gjitha une s’mund te hidhja nje hap me tej me Genten, pasi eshte tip qe nuk mund t’i besosh dot per asnje moment.
Po familjet tuaja kane qene ne dijeni dhe ishin dakord?
Te dyja familjet ishin kunder fejeses. Familja e saj nuk me pelqente si tip, se te gjithe e dine qe jam natyre e paqendrueshme, dhe jeten e bej aventure. Nga ana e familjes sime nuk kane pasur ndonje problem drejtperdrejt me Gentianen, problemi kam qene une, pasi nuk kam qene i vendosur.
Nga ana tjeter, ajo e ka perkufizuar si lidhjen e vetme. Sa serioze ka qene kjo lidhje?
Mbase per Gentianen ka qene serioze, po per mua jo. Nuk e kam quajtur te tille. Lidhja me Gentianen ka qene tamam si nje kend lodrash, dhe Genta nje loder ne duart e mia, pra lodra ime e parapelqyer. Kete e them, pasi po arrite t’ia blesh mendjen femres, me te mund te besh ç’te duash pastaj.
Sa afer njeri-tjetrit keni qene, sa kohe kalonit bashke?
Kemi bashkejetuar shtate muaj ne Tirane. Ajo vendosi te largohej nga shtepia muajin e fundit dhe nisi te jetonte me disa shoqe, me te cilat ndante qirane. Ma kerkoi kete gje per faktin se merzitej vetem ne shtepi dhe kerkoi hapesiren e saj.
Ajo ka pohuar se ti ke ushtruar dhune rregullisht mbi te, eshte e vertete?
Varet çfare kuptohet me dhune. Por gjithsesi mund te them se jo çdo gje ia kam dhene pa shkak. Ka marre nga une ate çfare ka kerkuar. Kete e them, pasi ajo ishte tip qe genjente shume, madje dhe para pasqyres genjen veten e saj. Kjo ishte arsyeja qe kohet e fundit sillesha ftohte me te, pasi gjithmone sinqeriteti i Gentes linte per te deshiruar.
Je xheloz per te, kur keni qene bashke, ia ke shfaqur kete ndjesi?
Xheloz jo, po llogari i kam kerkuar.
Nderkohe javen e kaluar te “Panorama Plus” u botua intervista e nje djali qe deklaronte se kishte lidhje me Genten. Ç’mund te thuash?
Nuk kam qene ne dijeni dhe u informova nga gazeta. Çuditem se si mund te kete manovruar ajo per te jetuar nje lidhje te tille paralel, nderkohe qe ishte me mua. Por duke njohur tipin e Gentes, e pranoj faktin qe mund te kene lidhje bashke, sepse nga ajo çfare nuk pret. Megjithate, kjo gje do te sqarohet kur Genta te dale nga “BB”.
Ke tentuar te takohesh me djalin per t’i kerkuar sqarime?
Jo ende, por do e bej shume shpejt.
Po Genta nga ana e saj mendon se eshte ndier ndonjehere e tradhtuar nga ti?
Jo asnjehere nuk eshte ndier e tradhtuar. Pavaresisht faktit qe e kam tradhtuar, ajo nuk eshte ndier keq, sepse asnjehere nuk ka marre vesh gje.
Si do ta perkufizoje lidhjen tuaj, jeni dashur?
Normal qe jemi dashur se pese vite s’jane pak, por edhe nje ndarje s’eshte fundi i botes. E gjithe lidhja jone ka qene dhe vazhdon te jete nje aventure, aq sa dhe shoqeria jone nuk e kupton se çfare eshte kjo lidhje. As une nuk e di nese e dua, e kam fiksim apo e urrej Genten.
Ti vete do e presesh kur ajo te dale nga shtepia?
Ate numer telefoni qe kam pasur, ate do kem. Nese do ajo, mund te me gjeje dhe te me takoje. Atje nuk do shkoj ta pres, pasi hyri vete ne BB dhe vete do dale. E them kete pasi une s’isha dakord qe ajo te hynte dhe ajo e mori parasysh kete risk, ndersa vendosi te hynte ne BB.
Ajo tashme te konsideron nje ish, po ti?
Une nuk e di nese Genta kur te dale nga shtepia do me takoje apo do me mohoje. Por une te them te drejten nuk e quaj ish, pasi deri ne momentin e fundit qe ka hyre ne “Big Brother” ajo ka folur me mua. Genta genjen kur thote se ka disa muaj qe jemi ndare. Genta genjen per çdo gje, por e ka te sigurt finalen
Si po te duket Genta ne BB, e ndjek?
E ndjek shume pak dhe them se nuk eshte ajo Genta qe kam njohur une, qe nga menyra e te folurit, dialekti i theksuar, naiviteti  qe ka armen e forte dhe lotet qe derdh aty. Me sa e njoh Genten, ajo nuk eshte tip qe qan.
Cila eshte pika e saj me e forte si lojtare, po pika me e dobet?
Pika e saj e forte eshte te shtiret si naive, ndersa pika e dobet qe mund ta skualifikoje ate, ende nuk e di.
Pohuat me siper qe Genta genjen shume. Cila ka qene genjeshtra me e madhe e saj?
Ajo genjen per gjithçka, e ka ves.
Afrimin e saj me Metin brenda BB-se si do e komentoje?
Pikerisht kjo eshte nje genjeshter e madhe, kur thote qe Meti me pelqen se i ngjan te dashurit tim Rubensit, pasi nuk mendoj se ngjaj me Metin. Ndersa per sa i perket afrimit me te, ne fillim ajo kerkoi te krijonte nje lidhje brenda, me qellimin qe dikush t’i dilte ne krah ne loje, apo qe te me hiqte qafe mua. Po me sa duket, Meti nuk ia vari shume.
Mendon se mund te krijoje lidhje me ndonje djale tjeter aty brenda?
Jo s’e besoj. Asnjeri nga djemte s’eshte tipi i saj, perveç arsyes kryesore, qe ajo ende s’i ka mbyllur punet me mua.
Pse hyri Genta ne BB, çfare ambiciesh ka per jeten?
Ate qe donte e arriti, ambicia e saj ishte te behej person i njohur.
E sheh si nje pretendente kryesore ne loje?
Patjeter qe po, madje kam degjuar qe finalen e ka te sigurt, pasi eshte tip qe i pershtatet çdo lloj situate. Genta vertet sillet si naive, por ne te vertete eshte vajze aq zgjuar, sa zgjuarsia e saj kalon ne djallezi.
Melson Kurti, i dashuri tjeter: Genta me perket mua, kam plan per lidhje serioze
26-vjeçari Melson Kurti, menaxher club-esh ne Tirane, ishte ai qe i hodhi benzine zjarrit nje jave me pare, ndersa deklaroi se me Genten prej 2 muaj e gjysme po jetonte nje lidhje te hapur. Ai po ashtu publikoi ne faqet e “Panorama Plus” disa foto, ku tregon per lidhjen me Genten para se ajo te hynte ne loje dhe fotot qe kane realizuar bashke fundjavave qe dilnin ne club-et e Tiranes. Kjo deklarate e tij erdhi si e papritur, per faktin se vajza nga Babani i Devollit kishte permendur vazhdimisht emrin e Rubensit, si ish-i dashuri i saj. Ajo tregoi brenda shtepise se me Rubensin kishte pasur lidhje serioze disavjeçare, por ishin ndare per faktin se ai e kishte zhgenjyer, ndersa e dhunonte vazhdimisht. Melsoni ne intervisten e tij pohoi se me Genten kishte pasur nje lidhje te hapur ne Tirane, pasi ai udhetonte jashte dhe s’kishin mundesi per nje lidhje te konsoliduar. Nderkohe qe pas daljes se saj nga shtepia e “Big Brother 5”, Melsoni ka pohuar se ka plan  ta vazhdoje lidhjen me Genten, sigurisht duke e konsoliduar si nje lidhje te rregullt.

Refehet Rubens, djali qe Gentiana ka permendur si personi qe ka pasur lidhjen serioze te jetes se saj, por qe ka mbetur e zhgenjyer.