Padija për shpifje, Apeli tërheq vendimin për Eduart Shalsin

Nga Dinejda
Shkruar ne 11 Pri 2012 ora 11:00am

TIRANË- Gjykata e Apleit ka kthyer vendimin e Shkallës së parë që dënonte deputetin socialist Eduart Shalsi për shpifje. Sipas vendimit të sotëm, rishqyrtimi erdhi për shkak të shkeljes së procedurave

Gjykata e Tiranës ka vendosur në korrik të vitit të shkuar që deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, të dëmshpërblejë me 1 milionë lekë të vjetra deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi. Deputeti socialist është paditur për shpifje mediatike pasi sipaspales paditese ka dëmtuar kështu reputacionin e Vokshit. 

DEPUTETËT E PADITUR NGA ALBANA VOKSHI

ERMONELA FELAJ
Ne muajin qershor, deputetja e PS-se, Ermonela Felaj u denua per shpifje me masen nje milion leke. Vendimi i gjykates u morr mbi bazen e deklaratave, qe ajo kish bere per kompanine “Ferar”.

EDUARD SHALSI
Deputeti i PS, Eduart Shalsi, u denua nga Gjykata e Tiranes me nje milion leke per shpifje ndaj deputetes se PD-se, Albana Vokshi. Gjykata dha vendimin ne muajin korrik.

SAIMIR TAHIRI
Deputeti i PS-se u denua nga Gjykata e Tiranes, dy dite me pare, per shpifje ndaj deputetes se PD-se, Vokshi. Tahiri u denua me 3.3 milione leke.

ARTAN GACI
Gjykata e Tiranes gjobiti kolegun e tij, Artan Gaci, me 2 milione leke te reja. Deputeti i Partise Socialiste akuzohet se ka shpifur ne ngarkim te koleges se tij demokrate, Albana Vokshi.