Panairi, 18 kompani ofrojnë 100 vende pune për të rinjtë

Nga Dorjan
Shkruar ne 26 Pri 2012 ora 5:31pm

TIRANË- 18 kompani vendase dhe të huaja ofrojnë mundësi punësimi për të rinjtë. Gjatë panairit të punës, të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, një numër i madh të rinjsh kanë aplikuar për të gjetur një vend pune pranë kompanive të telefonisë, sistemit bankar, prodhimit të cigareve, etj.

Këto shoqëri ofrojnë 100 vende pune për të rinjtë. Drejtuesit e Ministrisë së Punës e kanë vlerësuar të rëndësishëm për punësimin e të rinjve zhvillimin e këtij panairi, i cili është shndërruar në traditë, pasi organizohet cdo vit.