Panairi i punës, bizneset: 1000 vende të lira pune

Nga Dorjan
Shkruar ne 30 Pri 2012 ora 2:43pm

TIRANË- Për vitin 2010-të janë paraqitur në zyrat e punës, në 36 rrethe të vendit 1080 shtetas shqiptarë të papunë, të kthyer nga emigracioni.

“Mendonim se do kishim një fluks më të madh, nuk pritej kaq pak. Rreth 1200 emigrantë ishin vjet, shembull është Fieri, ku nga 100 biznese të reja, 30 janë ngritur nga emigrantët”, tha Kreu i Shërbimit Kombëtar të Punës, Thoma Mico.

Kreu i këtij institucioni i ka konsideruar spekulime mediatike shifrat e bëra prezente nga opozita për 1 milion të papunë në Shqipëri. 

“Njerëz që pretendojnë të bëjnë karrierë politike, ose nesër të jenë në vendimmarrje aludojnë për shifra të cilat janë vërtetë groteske për ato që thonë. Gjithsej të regjistruar në zyrat tona të punës janë 143 mijë persona, punësojmë 15 deri në 17 mijë veta, mbledhim 19 deri më 20 mijë oferta të përvitshme. Për këtë vit pritet që ky fluks të jetë më i ulët, për arsye edhe të krizës”, tha

Në kuadër të nxitjes së punësimit përmes hapjes së vendeve të reja të punës, hapet nga nesër në Tiranë panairi “Horizonte punësimi dhe formimi”, organizuar nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Punës dhe atë të Arsimit, nga ku bizneset pjesëmarrëse pritet të shpallin më shumë se 100 vende të lira pune. Panairi përkon edhe me 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të punëtorëve.