PAPA BENEDIKTI XVI TAKOHET ME FIDEL KASTRON

Nga Dorjan
Shkruar ne 28 Mar 2012 ora 9:47pm

Papa Benedikti XVI pas meshës së mbajtur në Havana është takuar për gati 30 minuta me liderin historik të Kubës Fidel Kastro, me edukim jezuit që më pas u kthyer në një djal revolucionar.

Kastro është takuar dhe me Papa John Paul II në vitin 1998, në kohën kur Kuba shënojë një pikë kthesë në marrëdhëniet me Kishën.

Takimi i Papës me Kastron është konfirmuar dhe nga zyrtar të Vatikanit.

Sheshi ku u mbajt mesha mban 600 mijë njerëz dhe ajo dukej plot.

AFP raporton se një burrë mes turmës ka thirru “Papa, mos u largo pa rrëzimin e komunizmit”.

Incidenti është i njëjtë me atë të dy ditëve më parë në Santiago, ku një burrë thirri slogane anti-qeveritare, që më pas u mor nga policia.