Parashutistja 104-vjeçare.

Nga Dinejda
Shkruar ne 07 Maj 2012 ora 11:41am

Pegi MekAlpin është njeriu më i vjetër që hidhet nga parashuta. 104-vjeçarja, e cila ka dy fëmijë, katër nipër e dy stërnipër, u hodh me sukses nga një majë rreth 730 metra e lartë në Qipron Veriore, transmeton Starti njoftimin.

Ajo tani është gati të bëhet pjesë e librit të rekordeve “Gines” për herë të dytë në pesë vjet, si njeriu më i moshuar që merr pjesë në këtë sport.

Kësaj here, znj. MekAlpin u detyrua të hidhet sërish me parashutë pasi rekordi i saj i mëparshëm u thye nga një 101-vjeçare amerikane.

Ajo tha për “Sunday Express”: “U kënaqa shumë, ishte më mirë se herën e parë dhe sigurisht që dua ta bëj prapë, sidomos nëse ndokush e thyen rekordin tim”.

104-vjeçarja e lindur në Stirling (Skoci) u regjistrua në aventurën e saj nga një kamera dhe videoja u postua në “YouTube”.

Znj. MekAlpin, e cila lëviz me karrocë me rrota, tani pret që rekordi i saj të konfirmohet nga zyrtarët e “Gines”-it.

Pegi MekAlpin është njeriu më i vjetër që hidhet nga parashuta. 104-vjeçarja, e cila ka dy fëmijë, katër nipër e dy stërnipër, u hodh me sukses nga një majë rreth 730 metra e lartë në Qipron Veriore