Pas lirimit të Bashos, Yllka Shehaj: Ndihem e rrezikuar për jetën

Nga Dinejda
Shkruar ne 16 Maj 2012 ora 11:29am

TIRANE – “Ndihem e rrezikuar. Dy plumbat që u derdhën mbi Eleni Bashon mund të më drejtohen mua. Jam e pasigurt për jetën time”.

Yllka Shehaj, vajza e cila u cilësua si shkak i problemeve mes çiftit Eleni dhe Ilia Basho, për shkak të lidhjes intime që kishte krijuar me këtë të fundit, nuk duket aspak e kënaqur që i dyshuari për organizimin e vrasjes së gruas ka lënë qelitë e paraburgimit.

Si çdo ditë dhe dje dentistja Shehaj ka vijuar normalisht punën në klinikën e saj dentare. E shoqëruar nga e ëma dhe asistentja e saj, Yllka Shehaj të pret ftohtë. Duket tejet e shqetësuar nga rrjedha që ka marrë jeta e saj.

Sipas prokurorisë, lidhja intime me Yllka Shehaj e ka shtyrë Ilia Bashon të organizojë vrasjen e të shoqes. E megjithatë, edhe pse kanë kaluar 24 orë nga lirimi i babait të dy fëmijëve nga burgu, dentistja shprehet se nuk ka pasur asnjë kontakt me të.