PAS PUTHJES, ARBRI I PROPOZON GERTËS FEJESË NË BB

Nga Dorjan
Shkruar ne 23 Pri 2012 ora 9:59am

Nuk dihet se sa me shaka do të vazhdojë të komentohet puthja që Arbri dhje Gerta i kanë dhënë njëri-tjetrit në lojë, ndërkohë që pas kësaj Arbri e Gerta kalojnë më shumë kohë bashkë. Kështu ndërsa kanë qëndruar në oborr, Arbri e pyet Gertën: “Nëse e porosis një unazë për ty, do ta pranoje?” e Genta mohon. Ai shton më tej: “Përse të mos fejohemi këtu brenda?”, ndërsa ajo i thotë me shaka se Arbrit i bëri keq dielli ose dreka që hëngri. Arbri vazhdon ta pyesë e Gerta thotë se Arbri po bën si fëmijë, dhe po çmendet, ndërsa ai i dedikon një këngë. Arbri pastaj i është afruar pranë Gertës për ta puthur, por ajo largohet dhe i kërkon Arbrit të pushojë. Pranë tyre afrohet dhe Ermali, e të dy së bashku ngacmojnë Gertën. Puthja që ata shkëmbyen ishte e para e këtij lloji e shkëmbyer mes dy banorëve. Pasi puthja ndodhi, Gerta e Arbri vazhduan gjatë natës bisedat midis njëri-tjetrit për disa minuta, duke komentuar puthjen e duke thënë se po paragjykohen pa arsye nga banorët. “Ti e ke fajin, se ti doje baste”, i është drejtuar ajo duke qeshur. Më pas, ata filluan të flisnin me zë të ulët me njëri-tjetrin e dukej që Arbri i propozoi diçka, por Gerta e refuzoi duke i thënë: “Jo”. Të shohim nëse në ditët në vazhdim kjo shaka do të ketë një gjysmë të vërtete, pra mes tyre të mund të ketë lindur një ndjenjë.