Përfshihet nga flakët një automjet në segmentin Tiranë-Vorë

Nga Dorjan
Shkruar ne 03 Pri 2012 ora 3:52pm

TIRANË- Përfshihet nga flakët një automjet në segmentin Tiranë-Vorë.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, ndërkohë nga hetimet paraprake mësohet se makina në pronësi të Arben Subashi është përfshirë në flakë gjatë lëvizjes në autostradën Tiranë-Vorë.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime të rënda, ndërkohë shkaqet e zjarrrit janë ende të paqarta.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.