PËRPLASET AUTOBUSI VLORË-ATHINË, 4 TË PLAGOSUR

Nga Dorjan
Shkruar ne 04 Pri 2012 ora 4:52pm

JANINE- Kater shqiptare, pasagjere te autobusit Vlore-Athine, se bashku me shoferin kane mbetur te plagosur kur autobusi me te cilin udhetonin u perfshi ne nje aksident automobilistik.

Ngjarja ka ndodhur vetem pak minuta me pare ne zonen e njohur si Kanepas, ne Janine.

Sipas te dhenave te para mesohet se shkak per aksidentin e rende eshte bere shiu. Autobusi ka devijuar nga rruga dhe eshte perplasur me shkembinjte anes saj.

Ne vend kane mberritur forca te policise dhe zjarrfikeses, per te ndihmuar te lenduarit. Shoferi mesohet se eshte bllokuar brenda autobusit.