PËRPLASET MAKINA E SHQIPTARIT, I GJENDEN 131 KG HASHASH

Nga Dorjan
Shkruar ne 07 Apr 2012 ora 3:07pm

JANINË- I ka kaluar për bukuri pikës së kontrollit doganor nga Kakavija, megjithë ngarkesën prej 131 kg hashash në bord, por është kapur nga policia vetëm pas një aksidenti, kur makina me të cilën udhëtonte u përplas me derën e një restoranti.

Ngjarja ka ndodhur në Kallpaq të Greqisë dhe shqiptari 26 vjecar është dërguar në spitalin e Janinës për të marrë ndihmën mjekësore e më pas do i nënshtrohet hetimit për trafik droge.

Ndërkohë, policia e Janinës ka arrestuar edhe një shqiptar 37 vjec dhe një cift grekësh që udhëtonin me një makinë tjetër që hapnin rrugën për makinën që transportonte drogën. Në cilësinë e provës materiale së bashku me sasinë e hashashit janë sekuestruar 6 celular dhe 2900 euro.