Pjeter Malota dhe Hollywood

Nga Reporter
Shkruar ne 03 Dhj 2013 ora 9:56pm

Pjeter MalotaTë paktë janë ata që e dinë se Malota është një ndër shqiptarët e parë që ka thyer akullin për të luajtur në Hollywood. Ndërsa për pjesën tjetër, më të paktë janë ata që e dinë se ai është edhe mjeshtër i arteve marciale. Kolegu i Van Damme ka stërvitur djalin e ish presidentit, Ronald Reagan, dhe deri më tani ka qenë koordinator i më shumë se 26 filmave aksion. Pjetër Malota ka lindur në vitin 1959 në Malësi, në veri të Shkodrës. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka emigruar në vitin 1973, kur ka qenë vetëm 13 vjeç. Me ëndrra dhe me shpresa, në një botë të huaj, krejt të ndryshme nga ajo që kaloi në fëmijërinë e hershme, Malota zbulon aftësitë e tij, diku pranë shtëpisë së re, në shkollën e Arteve Marciale. Falë një pune të jashtëzakonshme dhe me një forcë të pashtershme, duke ndjekur edhe ikonën e arteve marciale të viteve 70’, Bruce Lee ai arriti të korrte sukseset e para. Në periudhën e lavdishme të filmave aksion arrin të marrë rripin e zi, në karate.

Ndikimin për arritje në nivelet më të larta të kinematografisë dhe karatesë, ia atribuon aktorit të madh kinezo-amerikan Bruce Lee. Në intervistën e dhënë për “Zëri.info”, Malota tregon rrugëtimin e tij nga Detroiti në Hollyëood, me forcën dhe bindjen se do të realizonte të paktën një film, në industrinë e madhe amerikane. Ishte tetori i vitit 1979 kur djaloshi i ri 20-vjeçar do të provonte të futej në skenën e madhe të Hollyëood-it. Malota i referohet fjalës së urtë, “Ju duhet t’i ngjiteni malit për të arritur në majë”, duke treguar se në rastin e tij ka qenë edhe më e vështirë. “Me vetëm një ëndërr, besimin dhe punën e madhe, shpresoja që të arrija, qëllimin tim. Unë duhet ta krijoja malin e më pas të ngjitesha në të”.