Plagosën 37-vjeçarin, dy në pranga, një në kërkim

Nga Dorjan
Shkruar ne 24 Mar 2012 ora 4:49pm

Dy të rinj janë arrestuar nga komisariati numer 3 në Tiranë menjëherë pasi kishin qëlluar me sende të forta një 37-vjeçar të cilit tentuan t’i grabisnin makinën.

I plagosuri quhet Fatjon Gazheli nga Tirana dhe sipas policise ai ishte duke udhetuar ne mesnate duke u kthyer ne banese, kur njeri prej autoret ka bere autostop prane Zogut te Zi, duke i kerkuar ta transportonte deri tek ‘Pallatet e Arabit’.

37-vjeçari ka pranuar dhe e ka marre ne makine nderkohe, qe kur e ka lene aty ku pasagjeri kerkonte dy persona te tjere i kane bere prite dhe e kane qelluar me sende te forta ne koke.

Tre te rinjte me pas sipas versionit te policise kane marre automjetin tip Skoda dhe jane larguar, por policia e njoftuar nga nje deshmitar okular ka nderhyre disa metra larg vendngjarjes dhe ka arrestuar dy prej tyre,B. Taullain nga Babrruja dhe shokun e tij Avni Bami nga fshati Yrshek. Sipas policise eshte shpallur ne kerkim dhe bashkepuntori i trete i tyre.Nderkohe qe personi i demtuar po kurohet ne Spitalin Ushtarak ne repartin e Neurokirurgjise, per shkak te demtimeve te shumta ne koke.