PLAGOSET ME ARMË 30 VJEÇARJA, NË KËRKIM AUTORI

Nga Dorjan
Shkruar ne 01 Pri 2012 ora 4:25pm

LAC- Nje femer 30 vjecare eshte plagosur me arme zjarri pasditen e se dieles ne Lac.

Sipas te dhenave te para nga vendi i ngjarjes, e lenduara eshte identifikuar si shtetasja Blerta Islami.

Plaget e marra si pasoje e goditjes me arme kane qene serioze dhe ajo eshte transportuar ne gjendje kritike per jeten ne Spitalin Ushtarak te Tiranes.

Policia ben me dije se e ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe e ka shpallur ate ne kerkim. Nuk ka ende te dhena rreth shkaqeve te ngjarjes.