Plagosi me armë vëllain, arrestohet 34-vjecari

Nga Dinejda
Shkruar ne 07 Qer 2012 ora 4:56pm

TIRANË- Uniformat blu të kryeqytetit, kanë vënë në pranga dy persona gjatë pasdites së djeshme, nën akuzën për plagosje me dashje dhe vrasjes me dashje, të mbetur në tentativë.

Në njoftimin për mediat, Policia e Tiranës bëri të ditur se të arrestuarit janë 34 -vjeçari, Kliton Ismail Vrapi dhe 25-vjeçari Fatjon Hasan Abdyli, të dy nga Tirana.

Policia sqaron se, pas një konflikti pronësie, Kliton Vrapi ka plagosur me pistoletë të vëllain e tij, 48-vjeçarin Arben Vrapi. 
Gjatë momentit të arrestimit, në cilësinë e provës material, u sekuestrua një gëzhojë dhe një predhë pistolete ndërkohë që materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të Kliton Vrapit, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjithashtu, policia e kryeqytetit bën të ditur se ka arrestuar edhe Fatjon Abdylin, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Firences, në shtator 2010 e ka dënuar me 10 vjet heqje lirie, për vrasjen me dashje të mbetur në tentativë.

Policia konfirmon se Fatjon Abdyli ishte një person me precedentë penalë edhe në dosjet e drejtësisë shqiptare, i dënuar më parë për “fallsifikim të dokumentave zyrtare”. Arrestimi i tij, u realizua në Yrshek nga seksioni i Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës, ndërkohë që materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme