PLAGOSIN 34-VJEÇARIN, NË KËRKIM 2 KUSHËRINJTË

Nga Dorjan
Shkruar ne 27 Mar 2012 ora 3:25pm

 

Një person është plagosur dje në Fushë-Krujë, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorët.

Durim S. , 34 vjeç, banues në fshatin Luz të Fushë-Krujës është plagosur me pistoletë nga B. Abazi, 28 vjeç dhe E. Abazi, 31 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Dy kushërinjë Abazi do të ndiqen penalisht për “vrasje me dashje të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”.

Ndërkohë, mësohet se i dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe mjekët konfirmojnë se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.